Ne kete numer do te lexoni:
Mirë se erdhët në numrin 64 –shtator – 2009 të gazetës "Fterra jonë"
Fterre te kemi ne zemer, na dhe emer te dhame emer
f. 1,2, 3, 4, 5, 7
nga A.Xhama dhe F.Shkurti
Takim vellazeror ne Fterre
pjese nga fjala e
Novruz Malo
Dilaver Shkurti
Gezim Dusha
f. 1, 6, 12
Nje udhetim i bukur ne malin e Fterres
f. 8
nga Orjeta Zhupa
Ftere e bukur ne behar
f. 9
nga Vullnet Mato
Nga takimi ne Fterre, me doktor Petin ne Sarande
f.10, 11
nga
Antika Zagoridha (Shkurti)
Gastere Zhupa (Shkurti)
Poezi
F. 11
nga Sulejman Mato
Feksor Shkurti
Jolanda Dauti
SHTOJCE
ME KRIJIME TE SHKRIMTARIT
VULLNET MATO
Gazeta "Fterra jonë"
Botuesi: M.Korkuti - A.Xhama - F.Shkurti
Bordi: B.Xhama - V. Mato - R. Maçi - P. Zani - A. Maçi
Nënëmadhe Fterra priti me dashuri e ngrohtësi bijtë e saj që erdhën nga të gjitha anët, që nga Amerika e Kanadaja, Greqia e Italia, nga Tirana e Saranda, nga Vlora e Durrësi, nga Shkodra e Shijaku e kudo ku ka fteriotë.
Ishte një takim i madh, takim vëllazëror, takim brezash që tashmë është përfshirë në traditën fteriote për të vazhduar pafundësisht.
Jam fteriot! Sa bukur tingëllon kjo fjalë Kur e dëgjon nga goja e cilitdo bashkëfshatar, por në mënyrë të veçantë Kur e dëgjon nga më të rinjtë, që as kanë lindur e as janë rritur në Fterrë, por gjyshërit e prindërit e tyre i kanë ushqyer gjithmonë me dashurinë për Fterrën dhe fteriotët. dhe ata me krenari thonë: "Jam fteriot". "Jam krenar të them që e kam origjinën nga Fterra" – shkruan Elton Zaçe Malaj nga Italia, "Kur me pyesin nga je, unë me krenari u them: Jam nga Fterra" shkruan Moisi Ejup Mita nga Amerika, jam nga Fterra thotë edhe 7- vjeçarja Tea Shkurti, që ka ardhur në takimin e fteriotëve bashkë me prindërit dhe gjyshin Dilo. Jam nga Fterra...
dhe kjo ndodh se Fterra të jep emër, të bën të krenohesh, dhe këtë emër të mirë ajo vet e ka marrë nga bijtë e saj. se bijtë e saj kudo ku kanë jetuar e punuar janë shquar për dashuri, për mirësi, për dije, kulturë, korrektësi e ndershmëri. emrin e mirë Fterrës ja japin akademikët, profesorët, shkrimtarët e artistët, mësuesit, mjekët, biznesmenët e intelektualët e saj, emrin e mirë Fterrës ja japin edhe ata njerëz të thjeshtë që kur kalon midis fshatit Nuk të lënë pa të dhënë një kafe, kur të ka zënë nata Nuk të lënë jashtë, kur ke hall të gjenden gjithmonë pranë. Këto veti të mira janë trashëguar brez pas brezi dhe me këto veti të mira fterioti ka punuar, punon e jeton kudo në Shqipëri, por edhe në Greqi, Itali, Amerikë, Kanada e kudo ku ka fteriotë. Kush ka qenë nxënës apo student me Xhevdet Kofinën, Lame Xhamën, Neim Zanin, Safet Kofinën, Tare Brahon, Ismet Elezin, Hamlet Bezhanin, Hamza Memin e dhjetra të tjerë dhe Nuk ka thënë fjalët më të mira për ta? Kush ka patur nevojën dhe është mjekuar nga Besim Elezi, Edip Bezhani e mjekë të tjerë fteriotë dhe Nuk ka thënë fjalët më të mira për ta? Deri dhe në zonat veriore kemi dëgjuar fjalët më të mira kur ka qenë xhandar Kadri Gjoni, Gani Maçi apo vëllezërit Haderi në Shkodër, ose kur kanë punuar me vite të tëra në gjeologji Vehap Bezhani e Rexho Kurupi, apo në komuna të ndryshme të vendit, Tahsin Elezi e Nail Bezhani etj. Nuk i numërojmë dot të gjithë rastet, se janë shumë, shumë tepër. janë një armatë e tërë fteriotë që me punën dhe sjelljen e tyre i kanë dhënë emër Fterrës dhe fteriotëve.
Shumë mesazhe kemi marrë edhe nga miq e dashamirës që thonë fjalët më të mira për fteriotët, "ju kam zili, shkruan Tan Myftiu nga Zvicera, se dini të qëndroni bashkë në ditë të mira e të vështira,". ju kam zili thotë edhe miku i fteriotëve nga Korça Gjergj Titani, ju kam zili thotë edhe Boris Skëndi nga Lekdushi. edhe Ganiu nga Burreli, edhe Gafuri nga Lazarati, edhe Dashamiri nga Konispoli, edhe Skënderi nga Dukati, edhe të tjerë e të tjerë
I gjithë materiali është në faqet 1, 2, 3, 4, 5, 7 të gazetës
"Fterra jonë"









FTERRË TË KEMI NË ZEMËR,
NA DHÉ EMËR, TË DHAMË EMËR
Mbresa nga takimi vëllazëror i brezave të fteriotëve më 16 gusht 2009


Shkembi i Kuq - Foto nga V.Mato
Fterra ne mengjez - 16 gusht 2009